Albspirit

Media/News/Publishing

Kisha ruse kërkon shtyrjen e punimeve të Koncilit të Madh të kishave ortodokse

Kisha ruse ka kërkuar shtyrjen e takimit të kishave ortodokse që nis këtë të enjte në Kretë. Përmes një deklarate të zëdhënësit të vet, Hilarion, Kisha ruse, pasi zhvilloi një seancë të jashtëzakonshme të Sindoit të Shenjtë pas të cilit kërkoi shtyrjen e Koncilit të Madh të Kretës, me argumentin se “disa çështje nuk janë sqaruar në tekstin që do t’i paraqitet Koncilit”. Për mbajtjen e këtij Koncili të Madh është punuar 55 vjet dhe ai synoj të sjellë në një diskutim krerët e 14 kishave ortodokse që përfaqësojnë 300 milionë njerëz.
Ky është Koncili i parë i Madh, që mbahet që nga viti 787, i cili njihet edhe nga Kishat Ortodokse, por edhe nga Kisha Katolike.

Patriarkana nuk e ka pranuar argumentin e Kishës ruse dhe ka deklaruar se Koncili do të nisë punimet në datën e përcaktuar. Patriarku Vartholomeu deklaroi të shtunën e kaluar se “Patriarkana Ekumenike ka punuar me ndjenjë përgjegjësie që nga fillimi”, ndërkohë që me një shkrim të vetin në gazetën greke “Kathimerini”, edhe kryepeshkopi i Shqipërisë, Janullatos, ka bërë thirrje që Kisha ruse të jetë prezente në Koncil.

Please follow and like us: