Albspirit

Media/News/Publishing

Sanders bën fushatë për Clinton

sanDemokratët e kryeqytetit amerikan, Uashingtonit u thirrën të marrin pjesë në votimin e së martës për të mbyllur procesin e primareve 2016, një proces pa sfida, meqënëse Hillary Clinton është përzgjedhur zyrtarisht javën e kaluar si kandidatja fituese e kampit demokrat për Shtëpinë e Bardhë.

Rivali i saj, senatori i Vermontit Bernie Sanders do të takohet me të në mbrëmje në Uashington, për të nisur zyrtarisht fushatën kundër Donald Trump dhe programin e Partisë Demokrate. Pritet që bisedimet të përcaktojnë modalitetet e sloganit apo të zhvillimit të konventës për zyrtarizimin e emërimit të Clinton që do të zhvillohen nga data 25 deri në 28 korrik në Filadelfia.

“Sekretarja Clinton dhe senatori Sanders kanë vendosur të takohen me ftesën e bërë publike të martën e kaluar nga ana e Clinton. Ajo ka shfaqur entuziazmin e saj me këtë rast për të biseduar për promovimin e angazhimeve te tyre të përbashkëta në favor të axhendës progresiste si dhe për të bashkuar forcat për të ndalur Donald Trump”, deklaroi një anëtar i ekipit të fushatës së Hillary Clinton.

Demokratja Clinton ka të gjitha mundësitë për të shënuar fitore në Uashington, ku përafërsisht gjysma e popullsisë është e komunitetit me ngjyrë, një minoritet që ka vlerësuar gjithnjë kandidaten në mbarë vendin. Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 00:00 GMT./ /v.b/  a.jor.

Please follow and like us: