Albspirit

Media/News/Publishing

Shqiptarët të dytët për natyralizime në BE

Shqiptarët të dytët për natyralizime në BE, ja renditja e plotë (Infografiku)

 Fitim Dika
Shqiptarët të dytët për natyralizime në BE, ja rënditja e plotë (Infografiku)

Në 2014 në BE janë bërë gjithsej 889.000 natyralizime. Në krahasim nga viti paraprak kemi 9 përqind më pak natyralizime shkruan në studimin e ri të Eurostatit, informon botasot.info. Pesë shtete evropiane kanë bërë rreth 75 përqind të natyralizimeve. Me 205.900 persona është e para Spanja, kryesisht nga vendet amerikano-latine, ndërsa më pas vijnë italianët (129.000 natyralizime) Britania e Madhe (125.600), Gjermania (110.600) dhe Franca (105.600). Vendet tjera janë shumë larg për nga numri.

88 përqind vijnë nga vendet jashtë BE

Për kokë banori, vendin e parë për natyralizimeve e zë Luksemburgu me 5.8 natyralizime të reja për 1000 banorë, ndjekur nga Irlanda (4,6), Suedia (4,5) dhe Spanja (4,4). Në 2014 pasaportën e Luksemburgut e morën 3206 persona, prej të cilëve 37.8 % ishin portugezë, italianë 12,9% dhe francezë 9,6 %, përcjell botasot.info.

Vetëm në Luksemburg, Hungari dhe Malta shumica e natyralizimeve ishin nga vendet anëtare të BE. Në rastin e Hungarisë numrin më të madh të natyralizimeve e kanë pasur rumunët, ndërsa në rastin e Maltës, britanikët.

Shqiptarët të dytët pas marokenëve

Sa u takon numrit më të madh të natyralizimeve sipas etnisë, vendin e parë si para një viti e zënë marokenët (92 700 ose 10.4 %), ndjekur nga shqiptarët (41 000, ose 4.6 %), turqit (37 500, ose 4.2 %), indianët (35 300 ose 4.0 %), ekuadorianët (34 800 ose 3.9 %), kolumbianët (27 800 ose 3.1 %) dhe pakistanezët (25 100 ose 2.8 %). Te shqiptarët përfshihen vetëm ata me nënshtetësi të Shqipërisë.

Shumica e marokenëve fituan pasaportën e BE në Spanjë (38 %), Itali (31 %) ose Francë (20 %), ndërsa rreth gjysma e shqiptarëve fituan natyralizimin në Itali (52 %) dhe në Greqi (45 %). Sa u takon turqve numrin më të madh të natyralizimeve e kanë nga Gjermania (60 %), ndërsa indianët dhe pakistanezët nga Britania e Madhe me 64 % dhe 52 % respektivisht.

Sa u takon vendeve amerikano-latine mbi 90% e tyre kanë natyralizimet në Spanjë, kjo falë edhe gjuhës së njëjtë spanjolle.

Kosova dhe Maqedonia

Numrin më të madh të natyralizime banorët e Kosovës e kanë pasur në Zvicër* (të parët me 16.6%) dhe Gjermani (të katërt me 4.3 përqind). Në Lichteinstein shtetasit e Kosovës janë të katërt për natyralizime (7%) pas turqve (41%), zviceranëve (25%) dhe serbëve(9%). Kjo përkundër që Zvicra dhe Lichtensteini nuk janë anëtare të BE janë futur në studim.

Sa u takon shtetasve të Maqedonisë shumica e tyre kanë fituar shtetësi në Zvicër (8.1) dhe Slovaki (2.9).

Kosova dhe Maqedonia kanë shumë natyralizime edhe në vendet ish jugosllave si Sloveni dhe Kroaci. Për më tepër mund të shikoni infografikun e mëposhtëm./Bota sot

Please follow and like us: