Albspirit

Media/News/Publishing

Dhunonte ish të dashurën arrestohet polici i Komisariatit nr.1

Dhunonte ish të dashurën e tij, arrestohet efektivi policisë në komisariatin 1 në Tiranë Lumian Meta. Prangosja e tij është bërë me vendim gjykate, ku nën akuzën e përndjekjes ai është vënë nën hetim për dhunën e ushtruar ndaj ish të dashurës me iniciale S.B e cila po ashtu është police. Kallëzimi për policin është bërë nga sektori i cështjeve dhe ankesave në policinë e shtetit ku kolegë të Metës kanë konstatuar disa herë se ai ka ofenduar e dhunuar ish të dashurën. Nga hetimet ka rezultuar se ata kanë krijuar një lidhje dashurie gjatë studimeve në Akademinë e Policisë në vitin 2014, por më pas S.B ka refuzuar të vazhdojë lidhjen duke ndarë Luan Metën. Këtë ndarje se ka pranuar polici i komisariatit numër 1 i cili tashmë është shkarkuar nga detyra dhe do të përballet me drejtësinë për shpërdorim detyre, dhunë dhe përndjekje ndaj ish të dashurës.

polici dhunon ish te dashuren

Please follow and like us: