Albspirit

Media/News/Publishing

53% e britanikëve duan të dalin nga BE

53% e britanikëve duan të dalin nga BE-ja

Sondazhi i fundit i publikuar në gazetën Evening Standard, tregon se 53 për qind e të anketuarve duan që Britania e Madhe të dalë nga BE-ja, ndërkaq 47 për qind duan të qëndrojnë në BE. Ky sondazh, krahasuar me atë paraprakun dëshmon se votat për të qëndruar në BE, kanë rënë për 10 për qind, shkruan Independent. Ky sondazh, vjen një javë para votimit dhe përderisa fushata për të qëndruar në BE po humb vota, pikërisht në çështjet e imigracionit dhe kontributit financiar në buxhetin e BE-së. Sondazhi po ashtu tregon se shumica e personave të anketuar që duan të dalin nga BE-ja janë të moshuarit, ndërkaq shumica e të rinjve janë për të qëndruar në Eurozonë. Por, sipas hulumtimeve të kryera dhe krahasimeve që bëhen nga referendumet paraprake, të moshuarit kanë përqindje më të madhe të daljes në votim. Këto sondazhe të publikuara këto muaj tregojnë se gara për të qëndruar apo për të dalë nga BE-ja do të jetë e ngushtë.

Please follow and like us: