Albspirit

Media/News/Publishing

Isa Mustafa: Kombëtarja shqiptare, shembull në këtë kampionat

Isa Mustafa: Kombëtarja shqiptare, shembull në këtë kampionat

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shprehur përkrahjen e tij për Kombëtaren në futboll, duke shkruar se janë shembullor në këtë kampionat.

Në profilin e tij, Mustafa ka shkruar se Kombëtarja ka arritur qëllimin e saj dhe se tifozët kanë arsye për festë.
Ja postimi i plotë i Isa Mustafes:
Duke besuar në fitore, Kombëtarja tashmë e ka arritur qëllimin e saj primar. Futbolli dhe tifozët kuqezi, shumë prej tyre nga Kosova, kanë fituar famë pozitive dhe respekt në mbarë kontinentin tonë. Kemi arsye për festë sepse deri tani jemi shembullor në këtë kampionat. Ky eveniment i futbollit elitar dëshmoi se ne meritojmë të jemi të barabartë me të gjithë evropianët dhe të lëvizim lirshëm në Evropë, në kontinentin tonë.

Please follow and like us: