Albspirit

Media/News/Publishing

Rakitic: Nuk fituam prej tifozëve, mund të largohemi para kohe

Rakitic: Nuk fituam prej tifozëve, mund të largohemi para kohe

Ivan Rakitic shënjestron ultrasit e Kroacisë pas barazimit 2-2 me Republikën Ceke. Mesfushori i Barcelonës akuzon tifozët për mungesën e fitores, pasi kundërshtarët barazuan vetëm pas ndërprerjes së lojës për shkak të hedhjes së mjeteve ndezëse në fushë, që goditën madje edhe një punonjës zjarrfikës. Për këtë episod UEFA ka nisur një procedim disiplinor.

“Pas asaj që ndodhi rrezikojmë të kthehemi në shtëpi. Të shohim nëse do të mund të luajmë ndaj Spanjës. Ndoshta do të jemi të detyruar të largohemi para kohe nga ky turne për shkak të sjelljes së tifozëve tanë. Jo më kot kemi luajtur edhe më dyer të mbyllura”.  

Mesfushori i Barcelonës është i bindur se nëse loja nuk do të ndërpritej, fitorja do të administrohej, pasi Kroacia në ato momente por e dominonte kundërshtarin.

“Përvec 20 minutave të fundit, kemi luajtur shumë mirë. Pas ndërprerjes së ndeshjes për disa minuta, për shkak të hedhjes së mjeteve ndezëse nga tifozët tanë, e humbëm ritmin. Për sa i përket 11-metërshit, duhet t’i besojmë arbitrit, ai e pa më mirë atë episod”.

Në ndeshjen e fundit në Grup Kroacia do të përballet me Spanjën, ku duhet të shmangë humbjen për të siguruar vendin e dytë, në të kundërt, mund të rrezikojë edhe eliminiminm në varësi edhe të ndeshjeve në grupet e tjera./SS

Please follow and like us: