Albspirit

Media/News/Publishing

Korçë, burri vret me thikë gruan në sy të fëmijëve, më pas edhe veten

Një krim në familje ka tronditur qytetin e Korçës. Burri ka vrarë gruan me thikë gruan dhe më pas ka qëlluar mbi veten.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, rreth orës 11:30 në lagjen nr. 17 të qytetit dhe sipas dyshimeve të para ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit.
Viktimat janë Mikel Xhiko 34 vjeç dhe Yllka Xhiko 29 vjeçe. Mësohet se krimi i rëndë ka ndodhur në praninë e dy fëmijëve të çiftit.
Dyshimet paraprake janë se krimi i rëndë ka ndodhur për shkaqe xhelozie. Dëshmitarët thonë se çifti kishte pak kohë që jetonte me qira në lagjen nr. 17 dhe nuk njiheshin për probleme apo konflikte mes tyre.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të krimit.
Please follow and like us: