Albspirit

Media/News/Publishing

Rumani – Shqipëri, spektakël në sheshin Skënderbej

Rumani – Shqipëri, spektakël në sheshin Skënderbeu

Sonte, në orën 21:00 është ndeshja e kombëtares së Shqipërisë kundër asaj të Rumanisë, e cila do të transmetohet në sheshin Skënderbeu nga Prishtina Football Fest.

Kjo do të jetë ndeshja më e rëndësishme për të dy ekipet në kualifikimet e kampionatit evropian, pasi të dy ekipeve ju duhet medoemos një fitore e thellë që të mund të vazhdojnë më tutje.

Tifozët e kombëtares do ta presin me padurim një fitore nga dëshira e flaktë për tu kualifikuar më tutje, ndërsa Federatat përkatëse vetëm ju kanë premtuar lojatareve bonuse të mëdha financiare në raste se e fitojnë ndeshjen.

Humbësi i kësaj ndeshje kthehet në shtëpi, kjo edhe i bënë të dy ekipet shumë më luftarake se ndonjëherë tjetër.

Këtu në Prishtina Football Fest, KD Events ka përgatitur një natë speciale për nderë të të gjithë tifozëve që do të marrin pjesë sidomos gjatë intonimit të himnit Kombëtare, ku në ora 19:45 do të fillojmë me një koncerte të madhe kulturorë nga këngëtari i madhe Ilir Shaqiri vazhdon me grupin artistik Vlorë, grupi i valltarëve nga Kukësi, dhe grupi i valltareve Dardania- Tropojë, si dhe këngëtarja Ermira Babaliu të mundësuara Qemal Minxhozi, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Kosovë.

Qëllimi është të bëjmë një festë madhështorë për tifozët e flakët shqiptarë nga të gjitha anët e botës, duke shpresuar në fitoren e shumëpritur të kombëtares.

Kombëtarja shqiptare u pret. Sheshi Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në Prishtinë është rregulluar enkas për këtë ngjarje. Është vetëm një kombëtare shqiptare, është vetëm një flamur me shqiponjë, është vetëm një himn “Rreth flamurit të përbashkuar…” ku presim që të fitojmë, ku do të bëhet historia, që s’do ta harroni për jetë, që do t’ua tregoni edhe nipave e stërnipave. Kombëtarja u pret….

Prishtina Football Fest, është organizuar nga KD Events&Communications, dhe mbahet në sheshin Skënderbeu në Prishtinë, deri më 10 korrik 2016.

Për më shumë të reja na ndjekni në faqen e Facebook-ut, Prishtina Football Fest.

Please follow and like us: