Veshje popullore të Turqisë në 1873, ja si paraqitej Shqipëria

Postuar më: 13 Qershor 2016 22:05

ko7Nga maji deri në nëntor të vitit 1873, në parkun Prater të Vjenës (Austro-Hungari) u organizua një ekspozitë botërore e cila tejkaloi në madhësi dhe në shkëlqim të tëra ekspozitat e mëparshme (Londër 1851, 1862 dhe Paris 1855, 1867). Ekspozitën e vizituan mbi shtatë milionë njerëz.

Në kuadër të prezantimit të Perandorisë Osmane, pjesë e së cilës ishte edhe Shqipëria, në Vjenë u paraqit një koleksion fotografish të veshjeve popullore të Perandorisë shumëkombëshe. Fotografia ishte ende një dukuri e re, dhe publiku u mahnit.

Ky koleksion u botua gjithashtu si libër frëngjisht: “Les Costumes populaires de la Turquie en 1873” (Veshje popullore të Turqisë në vitin 1873), Stamboll 1873, vëllim ky i rrallë, i cili u dixhitalizua kohët e fundit nga Biblioteka e Universitetit të Harvardit.

András Riedlmayer i Bibliotekës së Arteve të Bukura mundësoi prezantimin e fotografive të Ballkanit perëndimor nga viti 1873.