Albspirit

Media/News/Publishing

Durrës, gjendet një femër e mbytur në det, kërkohet ndihmë për identifikimin e saj

Foto Ilustruese

Policia e Durrësit ka bërë të ditur se sot rreth orës 17:15, në lagjen Nr. 13 të këtij qytetit, në drejtim me Pistën e Vogël, në breg te detit është gjetur e mbytur një shtetase.
Pas njoftimit menjëherë në vendngjarje shkuan uniformat blu.
Shtetësia e gjetur është e paidentifikuar,  e seksit femër, rreth 40 vjeçe.
Nga këqyrja e kufomës nuk janë gjetur shenja dhune.
Ajo është rreth 1. 60 cm e gjatë, me flokë ngjyrë të zeza të gjata rreth 20 cm dhe ezmere në fytyrë.
Ka të veshur një palë pantallona xhins, ngjyrë blu të errët; bluzë me mëngë të shkurtra, ngjyrë të kuqe; në dorën e majtë ka një orë dore me zinxhir metalik dhe në gishtin e parafundit ka një unazë me një gurë rozë.
Policia apelon që personat që munden ta identifikojnë viktimën janë të lutur të telefonojnë në numrin pa pagesë 129.
Grupi hetimor vijon hetimet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Please follow and like us: