Albspirit

Media/News/Publishing

ZYRTARE/ Manaj transferohet tek Interi 

 

Generated by  IJG JPEG Library

Zyrtarisht drejtues të klubit të Interit kanë konfirmuar se Rej Manaj është një lojtar zikaltër, i cili ka qenë i huazuar me të drejtë blerjeje nga Cremonese, klubi që e ka rritur në Itali. Manaj kaloi tek Interi verën e shkuar, pas një sezoni mjaft të mirë te Cremonese, ndërsa klubi zikaltër vendosi fillimisht ta mbante një vit tek të rinjtë, para se të vendoste për të paguar çmimin e vendosur në kontratë, 500 mijë euro, raporton ‘calciomercato’. Sulmuesi shqiptar u paraqit shumë mirë nga sa ishte parashikuar dhe trajneri Roberto Mançini e ka përfshirë më shpesh në ekipin e parë duke i dhënë shumë minuta në dispozicion.

Dje mbyllëm shitjen e Manajt tek Interi, që ushtroi të drejtën e blerjes”, u shpreh drejtori sportiv i Cremonese, Stefano Xhamarioli. Tani për Manaj nis një etapë e re në karrierë pasi do të jetë një lojtar i një klubi të madh.

Please follow and like us: