Albspirit

Media/News/Publishing

Brexit, shtypi anglez i ndarë. Nga Daily te Guardian, pozicionet e gazetave

Brexit, shtypi anglez i ndarë. Nga Daily te Guardian, pozicionet e gazetaveGAZETAEXPRESSE

Remain or Leave, edhe shtypi britanik rreshtohet. Na ishte një herë shtypi “british”, i stilit të matur: tash kryetitujt kryesorë anglezë rreshtohen që të gjitha dhe nuk kursehen në editoriale ultra të animit. Ditën e referendumit të qëndrimit në BE, ashtu siç kishin bërë nga ana tjetër edhe gjatë fushatës së referendumit, gazetat britanike kanë qëndrime të ndryshme

“Mbretëria e Bashkuar vendos”, shkruan në faqen e parë Daily Mail, e përditshmja më e lexuar e vendit, e cila e favorizon Brexitin, duke i botuar edhe ato që i konsideron “gënjeshtrat” kryesore të Brukselit.

The Times, e përditshmja e vetme e grupit Murdoch që është në favor të mbetjes, ashtu si edhe lexuesit e saj, nënvizon barazimin në sondazhe, që lënë një të ardhme “të varur në një fije”.

The Sun, edhe ajo e Murdochut, titullon “Dita e Pavarësisë, rilindja e Mbretërisë së Bashkuar”, në prapavijën e një qielli lëbyrës.

The Guardian, që është në favor në mbetjes, sinjalizon se britanikët po përballen me “ditën e zgjedhjes”, duke parashikuar se rezultati do të jetë kokë për koke.

The Daily Telegraphe, që e favorizon Brexitin dhe që është e përditshme referimi e partisë Konservatore, boton në hapje një vinjetë ku shihet një plakë me një këlysh, do të mund të ishte Elizabeta II në një kryqëzim, në qendër të flamurit të Mbretërisë së Bashkuar, Union Jack.

Indipendent, favorizuese e mbetjes, kthen vëmendjen te sondazhi i ComRes, favorizues i mbetjes, që i jep një avantazh të lehtë opsionin Remain, me 45 % në krahasim me 45 % që favotizon Brexitin.

Në fund, e përditshmja ekonomike Financial Times nënvizon rëndësinë e ditës dhe sinjalizon se sterlina ka rifituar vlerë në ditën e referendumit.

Please follow and like us: