Albspirit

Media/News/Publishing

Ina Rama fiton betejën për rikthimin në detyrë, Kushtetuesja rrëzon KLD

Ina Rama fiton betejën për rikthimin në detyrë, Kushtetuesja rrëzon KLD

Ish kryeprokurorja Ina Rama ka fituar një tjetër betejë ligjore, këtë herë në Gjykatën Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të mos pranojë padinë e KLD-s e cila kërkonte prishjen e vendimit të Gjykatës së Lartë që i kish dhënë të drejtë Ina Ramës për tu rikthyer në postin e gjyqtares në apel.  Sipas kushtetueses në argumentin 13 sqarohet se “kërkuesi nuk ka arritur të argumentojë në nivel kushtetues pretendimet për shkelje të procesit të rregullt ligjor, sipas kërkesave të nenit 42 të Kushtetutës, për rrjedhojë ato janë haptazi të pabazuara.  Ajo që mbetet për tu parë pas këtij vendimi dhe përballjes 3 vjeçare të Ina Ramës me KLD, është nëse do të zbatohet apo jo ky vendim që lë në fuqi detyrimin që KLD ta rikthej Rama në Gjykatën e Apelit në Tiranë në funksionin e gjyqtares.

Please follow and like us: