Albspirit

Media/News/Publishing

Mbretëria e Bashkuar në referendum, voton Cameron

Mbretëria e Bashkuar në referendum, voton Cameron

Mëngjesin e sotëm në Mbretërinë e Bashkuar janë hapur qendrat e votimit për referendumin e qëndrimit ose daljes nga BE-ja, të cilat do të qëndrojnë të hapura deri në orën 22:00.

Në votime janë thirrur rreth 46.5 milionë zgjedhës, të cilët kanë përpara dy alternativa përballë pyetjes “A duhet të qëndrojë Mbretëria në BE, apo të dalë”, “Remain” ose “Leave”.

Kryeministri David Cameron ka votuar pak pas orës 09:00 me orën lokale.

Sondazhet e fundit flasin për një betejë kokë më kokë. Dy anketa të publikuara në orët e fundit, pak pas hapjes së qendrave të votimit në orën 07:00, flasin për një avantazh të lehtë të britanikëve që janë pro qëndrimit.

Konkretisht bëhet fjalë për 51 me 49 për qind në sondazhin e grupit “Yougov” dhe 54 me 46 për qind në atë të “Comres”. Ndërsa dy sondazhe të tjera të publikuar më parë flisnin për një avantazh të lehtë të “Leave”.

Please follow and like us: