Albspirit

Media/News/Publishing

Projeksionet për një reformë që do shtyhet

Projeksionet e Bashës janë për shtyrjen me një vit të reformës në drejtësi, zvarritje që në fakt ai ia faturon kryeministrit Rama. Në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së grupit parlamentar, Basha komentoi kërkesën e Gramoz Rruçit për futjen në procedurë parlamentare të reformës në drejtësi. “Me aktin e sotëm Edi Rama u vetëdenoncua si armiku i reformës, pasi duke cuar njënashëm kërkesën për draftin që kap politikisht drejtësinë ka marrë përsipër dëshimin e sigurtë, shtyrjen me një vit të reformës dhe nga ana tjetër duke rrezikuar destabilizimin politik të Shqipërisë”-deklaroi Basha.

Basha i ka bërë thirrje deputetëve të shumicës të mos përdoren politikisht si mburojë ndaj njeriut që sipas nuk do drejtësinë e pavarur. “Çështja që na ndan me Ramën është e rëndësishme, nëse ka reformë ajo do bëhet sipas Venecias, dhe me këtë nuk ka kapje politike, këtë do PD, këtë do opozita e shtuar në radhët e saj edhe me faktorë që deri dje nuk e kane parë vetën në opozitë, ne e kemi bërë zgjedhjen, Venecia e ka sanksionuar, kjo është rruga, zbatimi i rekomandimit 88”- tha Basha.

 

Please follow and like us: