Albspirit

Media/News/Publishing

Shaqiri falënderon të gjithë për mbështetje

Ai që është pretendenti më serioz për golin më të bukur në Euro 2016, Xherdan Shaqiri ka shkruar në Facebook.

Shaqiri ka falënderuar tifozët nga Zvicra dhe Kosova për mbështetjen që i kanë dhënë, transmeton Koha.net.

“Falënderoj familjet tona, shokët, tifozët e Zvicrës, të Kosovës dhe barë botës për këtë mbështetje të jashtëzakonshme gjatë Euro 2016”, ka shkruar Shaqiri.

Zvicra është eliminuar nga Euro 2016 pas humbjes me penallti nga Polonia, ku ndër të tjerë edhe Xhaka ka humbur penalltinë.

Please follow and like us: