Albspirit

Media/News/Publishing

Vdes fotografi i modës Bill Cunningham

Vdes fotografi i modës Bill Cunningham

Bill Cunningham – fotografi i njohur i modës, ka vdekur në moshën 87 vjeçare, transmeton Klan Kosova.

Fotografi legjendar kohën e fundit pësoi një goditjë në tru dhe ishte shtruar në spital.

Cunningham ka botuar fotografi në The New York Times për 40 vitet e fundit, dhe madje është bërë edhe një dokumentar për në vitin 2010.

“Ne kemi humbur një legjendë, dhe unë jam personalisht zemërthyer se kam humbur një mik. Bill do të mbetet njeriu më i mirë, më zemërbutë dhe i dashur që kam takuar ndonjëherë”, ka thënë botuesi dhe kryetari i NY Times, Arthur Ochs Sulzberger Jr. në një deklaratë.

Please follow and like us: