Albspirit

Media/News/Publishing

Kriza në Top Channel/ Figurave të ekranit u hiqet rroga, personazhet në ankth për sezonin e ri

Mbyllja e sezonit televiziv ka qartësuar më shumë atë se çfarë po ndodh me Top Channel. Zërat se televizioni më i madh në vend është në krizë financiare pas gjyqeve të pronësisë dhe largimit të drejtuesve të dikurshëm, duket se po vërtetohen dita-ditës. Së fundi mediat shkruan se “të penalizuarit” janë një sërë aktorësh e protagonistësh të televizionit, të cilët janë vënë në dyshim për vazhdimësinë e tyre.

Kështu, Alban Dudushi dhe emisioni i tij gati 14-vjeçar “Top Show” thuhet se nuk do ta shohë më sinjalin “On Air”. Vitin e fundit, gazetarit ia tkurrën ditët e transmetimit; nga i përmbrëmshëm, në 2 herë në javë. Por, burime për lapsi.al brenda “Top Channel”, thanë se Dudushi diskutohet për t’u larguar fare nga ky ekran. Kjo, për edhe për shkak se moderatori nuk pati një performancë të kënaqshme nën drejtimin e sezonit aktual të “E diell”. Shifrat e audiencës e vërtetojnë lehtësisht këtë.

Një tjetër tregues i krizës në të cilën po kalon “Top Channel” duket të jetë ndërprerja e rrogave të aktorëve të Portokallisë. Për herë të parë që nga fillimi i varietesë së humorit 13 vjet të shkuara, trupa e këtij spektakli nuk do të paguhet gjatë verës. Drejtuesit e televizionit “Top Channel”, mësohet se i kanë përcjellë aktorët duke u thënë: “beni turne të nxirrni lekët”, shkruan newsbomb! Kjo përgjigje mësohet se i ka nervozuar pa masë personazhet e njohur të humorit, të cilët deri vitin e shkuar paguheshin gjatë sezonit të pushimeve, në një formë si për të siguruar vazhdimësinë në show.

Please follow and like us: