Albspirit

Media/News/Publishing

Motra e Anjeza Shabani kërcënon gazetaren: Morracaket si ti unë i shtyp me këmbë

Motra e Anjëza Shabanit, administratores së kopshtit privat “Diren”, që ndodhet në burg pasi dhunoi brutalisht një 3-vjeçar, ka kërcënuar një gazetare, e cila ashtu si gjithë të tjerët nuk ka nguruar që të hedh një status në lidhje me aktet mizore të Anjezës ndaj 3 vjeçarit.

Kështu në një mesazh të mbërritur në inbox-in e Facebook, të Marselës, me profesion gazetare, Dajana Shabani i kundërvihet ish koleges se do ta hedh në gjyq, madje ky kërcënim edhe për shumë të tjerë që kanë përmendur emrin e saj dhe të motrës në rrjetet sociale.

“Morracaket si ti unë i shtyp me këmbë dhe kam shumë qejf që të hasemi një herë bashkë”, kanë qenë këto disa nga fjalët e saj.

Motra e saj, Anjeza Shabani ndodhet në burg, ndërsa përveç viteve të burgut që presin, gjithmonë nëse drejtësia do të funksionojë, ajo ka fituar edhe një urrejtje dhe percmim të madh nga te gjithe shqiptarët.

Please follow and like us: