Albspirit

Media/News/Publishing

Nëndetëse që udhëton me shpejtësinë e zërit

Nëndetëse që udhëton me shpejtësinë e zërit

Njerëzimit ka arritur që të kape dhe tejkalojë shpejtësinë e zërit në një mjedis me dendësinë e ajrit dhe ambiciet janë që kjo shpejtësi të kapet edhe në një mjedis me dendësi më të madhe, siç është uji.

Inxhinierët ushtarakë amerikanë prej kohësh kanë përveshur mëngët për të jetësuar një projekt sovjetik të Luftës së Ftohtë.

Bëhet fjalë për ndërtimin e një nëndetësje që do të udhëtonte nën ujë me shpejtësinë e zërit, pra 343 metra për sekondë.

Studiuesit e Laboratorit të Kërkimeve të Penn State janë duke përdorur një teknikë që e kanë pagëzuar me emrin “Superkaviteti”.

Sipas kësaj teknike, e gjithë nëndetësja vendoset brenda një “tullumbaci” gjigant të mbushur me ajër dhe nxjerr gazin e çliruar nga djegia e karburantit nga pjesa e përparme.

“Superkaviteti përdoret për të reduktuar fërikimin dhe rritur shpejtësinë e trupave në ujë, por ndonjëherë këto trupa ngecin brenda tullumbacit dhe vërtiten pa drejtim”, thotë Grant M.Skidmore, inxhinier i Penn State.

Kjo teknikë është përdorur me sukses tek mjete të vogla dhe të parët kanë qenë sovjetikët që e aplikuan me torpedon e quajtur “Shakval”, që ishte në gjendje të udhëtonte me shpejtësinë prej 370 kilometrash në orë nën ujë, më shpejt se çdo torpedo tjetër.

Please follow and like us: