Putin jep direktivën për heqjen e sanksioneve kundër Turqisë

Presidenti rus, Vladimir Putin urdhëroi sot heqjen e sanksioneve kundër Turqisë në fushën e turizmit dhe normalizimit të marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve, në përfundim të një bisede telefonike me homologun turk, Recep Tayyip Erdogan.

 

Putin jep direktivën për heqjen e sanksioneve kundër Turqisë

“Ne do të heqin kufizimet administrative në këtë fushë kundër Turqisë”, deklaroi Putin, gjatë një takimi të kabinetit qeveritar rus.

“I kërkoj qeverisë të nisë procesin e normalizimit të tregtisë dhe të marrëdhënieve tona ekonomike”, vijoi ai.

Kjo ishte deklarata e kreut të shtetit rus pas bisedës së parë telefonike me Erdoganin prej hyrjes në fuqi të sanksioneve ruse kundër Turqisë, shkaktuar pas rrëzimit të një avioni bombardues rus i cili kishte dhunuar hapësirën ajrore turke.