Albspirit

Media/News/Publishing

Tusk: Juncker nuk është aspak përgjegjës i Brexit

yk– Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk mbajti një qëndrim në mbrojtje të presidentit të Komisionit, Jean-Claude Juncker, statusi i së cilit u vu në pikëpyetje nga një gazetar duke e akuzuar për përgjegjësi dhe për dorëheqjen e tij pas votës britanike në favor të Brexit.

“Jean-Claude Juncker është në fakt personi i fundit që mund të akuzojmë si përgjegjës të rezultatit negativ të referendumit në Britaninë e Madhe”, deklaroi Tusk, gjatë një konference shtypi pas takimit të parë të 27 krerëve të BE-së pa Britaninë e Madhe.

“Përpjekjet e ndërmarra nga Komisioni për përgatitjen e negociatave me Britaninë e Madhe ishin maksimale…, por gjithashtu brenda kornizave për shtetet anëtare”, u shpreh Tusk.

Juncker, i cili ishte ulur pranë tij, iu përgjigj në formë të prerë gazetarëve se “unë nuk e lëshoj veten as duke humbur guximin, as duke u vënë nën kujdestarinë e askujt”.

Please follow and like us: