Albspirit

Media/News/Publishing

Tajvan – Një anije patrullimi lëshon aksidentalisht një raketë supersonike

Një anije patrullimi e marinës tajvaneze lëshoi sot aksidentalisht një raketë antianije supersonike, njoftuan burime ushtarake vendase.

01.07.2016 ~ 02.07.2016

Tajvan – Një anije patrullimi lëshon aksidentalisht një raketë supersonike

Anije “Chinchiang” e marinës tajvaneze lëshoi sot aksidentalisht një raketë antianije supersonike, njoftuan burime ushtarake vendase.

“Raketa ‘Hsiung Feng III’ goditi ujërat e ishullit Penghu, në mes të Ngushticës së Tajvanit, rreth orës 00:40 GMT, pa shkaktuar pasoja”, tha marina tajvaneze.

Forcat Detare të Tajvanit nisën menjëherë edhe hetimet e rastit për ngjarjen.

“Zbuluam se ekuipazhi nuk kishte ndjekur procedurën standarde të operimit”, tha nënadmirali Mei Chia-shu.

Anija 500-tonëshe e patrullimit, “Chinchiang”, po kryente manovra inspektimi në bazën ushtarake Zuoying.

Please follow and like us: