Albspirit

Media/News/Publishing

Prova të reja rreth grabitjes në Rinas

rinasProva të reja kanë dalë në dritë rreth grabitjes që ndodhi të enjten në aeroportin e Rinasit.

Burime nga Policia thonë se janë gjetur paruke dhe disa sende personale, brenda mjetit të braktisur tip “Benz” që rezulton se është i vjedhur në Pogradec. Makina u gjet në Priskë dhe u ekzaminua nga grupi hetimor.

Provat e reja u dërguan për ekzaminime të mëtejshme laboratorike. Burimet thonë se ka dyshime të forta që grabitësit të jenë nga Tiranë dhe janë larguar në drejtim të Priskës.

Tre persona të maskuar dhe të armatosur vodhën rreth 1 milion euro, të cilat i përkisnin një banke të nivelit të dytë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një kohë kur paratë po transferoheshin në mjetin e kompanisë së sigurisë fizike “Nazeri 2000” drejt avionit që kryente fluturimin e radhës.

Please follow and like us: