Albspirit

Media/News/Publishing

‘Teknika e gjumit’ e Salvator Dalisë dhe Tomas Edison

Një teknikë gjumit, e përdorur nga piktori surrealist spanjoll me famë botërore Salvador Dali, por edhe shpikësi i famshëm amerikan Tomas Edison, mund të funksionojë për të frymëzuar kreativitetin. Në këtë përfundim ka rritur një studim i ri.

Sipas studiuesve për të rritur kreativitetin, ju duhet të zgjoheni pikërisht kur fillon një fazë e caktuar e gjumit, aty ku realiteti duket se përzihet me fantazinë. Për ta përdorur këtë teknikë, vizionarët si Dali dhe Edison mbanin në dorë një objekt si një lugë apo një top të vogël, kur binin të flinin gjumë në një karrige.

Ndërsa niste t’i zinte gjumi, objekti u binte nga dora bënte zhurmë, dhe i zgjonte nga gjumi. Pasi kishin kaluar disa momente në pragun e pavetëdijes, ata do të ishin gati të fillonin punën e tyre. Kjo fazë e hershme e gjumit, e njohur si gjendja e hipnagogjisë ose N1, zgjat vetëm disa minuta përpara se njeriu të bjerë në një gjumë më të thellë.

Por ai mund të jetë “kokteji ideal për qenien shumë kreativ”, shkruajnë studiuesit në studimin e tyre botuar së fundi në revistën “Science Advances”. Njerëzit kalojnë rreth 5 për qind të gjumit të një nate në fazën N1. Por Delfin Odet, studiuese e gjumit në Institutin e Trurit në Paris, thotë se kjo është një fazë gjumi shumë pak e studiuar.

Gjatë fazës N1 të gjumit, ju mund të imagjinoni forma, ngjyra apo edhe copëza ëndrrash para syve tuaj të mbyllur, ndërsa mund të dëgjoni ende gjëra në dhomë. “Por modeli mund të jetë shumë i ndryshëm në varësi të personit”- thekso Odet.

Të frymëzuar nga mendjet e mëdha që e përdorën këtë teknikë, Odet dhe grupi i saj u përpoqën të provonin, nëse metoda e gjumit do të funksiononte vërtet për njerëzit e zakonshëm. Ata rekrutuan 103 pjesëmarrës të shëndetshëm, të cilët kishin aftësinë të bënin një gjumë të lehtë, dhe u kërkuan atyre të shmangnin stimuluesit, dhe të flinin pak më pak sesa zakonisht një natë para eksperimentit.

Ata i dhanë një problem matematikor, në të cilin duhej të mbanin mend shifrën e fundit në një sekuence, teksa iu treguan 2 rregulla që ata mund t’i zbatonin hap pas hapi për ta kuptuar atë. Por studiuesit përfshinë edhe një “rregull të fshehtë”, sipas të cilit shifra e tetë ishte gjithmonë e dyta në sekuencën që paraqitej.

Nëse dikush do ta kuptonte këtë, do të reduktonte ndjeshëm sasinë e kohës që i duhej për të zgjidhur problemin. “Në kundërshtim me pikëpamjen popullore, krijimtaria nuk kufizohet vetëm në disa fusha specifike siç janë artet. Kreativiteti përfshin dy elementë:origjinalitetin dhe dobinë për kontekstin”- theksoi ekspertja.

Në këtë rast, pjesëmarrësit që kuptuan rregullin e fshehtë po tregohen se janë më krijues, pasi nuk u udhëzuan që ta zgjidhin problemin në atë mënyrë, ndaj ata kanë gjetur një strategji të re dhe të dobishme. Në pjesën e parë të eksperimentit, pjesëmarrësve iu kërkua të zgjidhnin 10 probleme matematikore, duke përdorur që të dyja rregullat.

Më pas atyre iu dha një pushim prej 20 minutash, në të cilin iu kërkua të pushonin ose të flinin në një pozicion të rehatshëm në një karrige gjysmë të shtrirë në një dhomë të errët, me duart e vendosura jashtë mbështetëseve anësore. Ata mbanin në duar një filxhan çaji, që po të flinin, ai do të rrëzohej bënte zhurmë dhe do t’i zgjonte.

“Synimi ishte izolimi i efektit specifik të N1, pa ndonjë ndërhyrje të fazave të tjera të gjumit”- tha Odet. Ndërsa fazat e ndryshme të gjumit, karakterizohen nga modele të ndryshme të valëve të trurit, studiuesit ishin në gjendje t’i monitoronin ato, duke përdorur një elektroencefalogram (EEG), kur pjesëmarrësit kaluan nga faza N1 në fazën më të thellë N2.

Pasi mbaroi faza e eksperimentit, studiuesit i kërkuan pjesëmarrësve të zgjidhnin më shumë probleme matematikore. Ata vëzhguan nëse pjesëmarrësit treguan një rritje në “kuptimin” e gjërave, pra nëse filluan t’i zgjidhnin dukshëm më shpejt problemet e matematikës, apo nëse e kishin kuptuar rregullin e fshehur.

Studiuesit zbuluan se pjesëmarrësit që kaluan të paktën 15 sekonda në fazën N1, kishin 83 për qind shans që të zbulonin rregullin e fshehur, krahasuar 30 për qind shans tek ata që mbetën zgjuar. “Dallimi midis dy grupeve është 1 minutë, dhe ky është një lloj rezultati mbresëlënës”- thotë ajo.

Por nëse pjesëmarrësit futeshin në fazën e gjumit N2, efekti zhdukej. Ndërkohë studiuesit i pyetën pjesëmarrësit që ranë në gjumë, se çfarë po mendonin në atë kohë, para se t’i zgjonte rënia e objektit që mbanin në dorë. Një pjesëmarrës tha:”Në një moment, pashë një kalë në spital. Po ashtu ishte një burrë që po bënte të njëjtin eksperiment si unë, i cili ishte shumë më i moshuar, dhe mbante në fytyrë një lloj helmete plastike”.

Pjesëmarrësit e tjerë panë forma dhe ngjyra gjeometrike. Studiuesit zbuluan se rreth një e treta e mendimeve të raportuara kishin lidhje me detyrën, por ata nuk gjetën një lidhje midis atyre raporteve dhe një rritje të njohurive. Ata theksojnë se duhen studime të tjera mbi këtë fenomen. / Livescience – Bota.al

Please follow and like us: