Ish-zëdhënësi i Shkëlqim Canit: Financat në gropë, Ahmetaj ka dështuar 

 

bardhi sejdarasi

Ish zëdhënësi i ish ministrit të Financave Shkëlqim Cani, Bardhi Sejdarasi në një status në Facebook, ka komentuar konferencën e sotme për shtyp të pasardhësit të ish shefit të tij. Pasi e quan të papërgatitur për këtë rast ministrin dhe gjithë stafin, Sejdarasi një nga gazetarët më të spikatur të ekonomisë, paralajmëron rishikim të buxhetit në fund të korrikut, pasi mbledhja e të ardhurave sipas  planit ka dështuar dhe po shkon në gropë, muaj pas muaji.

Statusi i plotë në FB

Asgjë e re nga fronti i …Financave! Muaji maj shënoi 510 milionë leke me pak TVSH te mbledhur. Qershori e thellon këtë shifër. Tani mbeti rikthimi te kuponi tatimor, te paktën për te mbledhur TVSH-ne e brendshme. Nuk kishte rruge tjetër! Strategjia dyvjeçare e anitinformalitetit nuk mund te neglizhohej. E vute re? Edhe ministri Ahmetaj mezi fliste!? I papërgatitur z. Ahmetaj ne konferencën per shtyp! Ministër, zevendesminister, drejtor i përgjithshëm i DPT ne nje konference për shtyp- çfarë thane? Asgjë! Fillojnë kuponat ne gusht. Te hyrat fiskale tashme nuk krahasohen me planin, por me ato te vitit te kaluar. Po si i behet qe plani parashikon 20,8 miliardë leke me shume se 2015-a? Ne fund te korrikut do te shohim rishikimin e buxhetit…OK! Suksese deri atëherë!