Albspirit

Media/News/Publishing

Kinezët çmenden pas të fejuarës së futbollistit italian

Fotografia e Alb-Spirit.com

Me mbërritjen në Shandong Luneng, futbollisti italian Graziano Pelle është shoqëruar nga e fejuara e tij Viktoria Varga, për të cilën tifozët kinezë çmenden.

Pritej Graziano Pelle, por me mbërritjen e sulmuesit në Kinë ajo që ka bërë bujë ka qenë e fejuara e tij. Bukuroshja e ish-sulmuesit të Southampton ka bërë që tifozët e Shandong Luneng të çmenden pas saj.

Në rrjetet sociale ka shumë komplimete në favor të biondes hungareze. “Është fantastike, do jetë e vështirë që të mbajmë sytë vetëm mbi top”, shkruan një nga tifozët, ndërsa një tjetër komenton “Nuk e di nëse Pelle do shkëlqejë në Kinë, por është e padiskutueshme që jashtë fushe e di çfarë bën”.

Please follow and like us: