Luftë politikë në PD?

Luftë politikë në PD?

Është e qartë se Reforma në Drejtësi është një proces i ndërlikuar dhe ka krijuar plot pasiguri në PD.

Debati i sotëm në Kryesi, është zhvilluar nën një pretekst parimor nga ana e Majlinda Bregut dhe Astrit Patozit, duke bërë sikur nuk e kuptojnë qëndrimin politik të kryetarit të tyre.

Cfarë kanë biseduar ata me ambasadorin Lu disa ditë më parë?

Mos kanë kuptuar që do të ketë një diskutim të ri të lidershipit në PD, nën nxitjen e aleatëve strategjikë ndërkombëtarë? Apo janë yshtur të krijojnë një opozitë brenda opozitës, që të vendosin kryetarin e Partisë Demokratike, Basha, ndërmjet dy zjarreve?

Është pra rasti që ata të nxjerrin dufet e tyre ndaj Bashës, në një cast posacërisht të ndërlikuar?

Patozi është i kuptueshëm në këtë, sepse ka një prapavijë të historisë së vet me Sokol Olldashin, po Majlinda Bregu përse?

Apo sharmi dhe lajkat e Ramës, kanë një efekt cudibërës, në gjëndjen shpirtërore të zonjës Bregu që synon një hop të ri në karierë?