Albspirit

Media/News/Publishing

Spartak Ngjela: Shqiptarët do fitojnë luftën me komunizmin kur të jetë firmosur Reforma në Drejtësi

Nga Spartak Ngjela/ Shqiptarët do fitojnë luftën me komunizmin kur të jetë firmosur Reforma në Drejtësi

Shqiptarët do fitojnë luftën me abuzimin shteteror; krimin dhe antihistorinë e tyre – domethënë, me komunizmin – atëherë kur të jetë firmosur Reforma në Drejtësi.
Ky është gjykimi i sotëm.
Sali Berisha, sikurse Enver Hoxha në vitin 1946, kërkon të përjashtojë Shqipërinë nga partnershipi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Po pse, shqiptarët janë të verbër?
Po pse, Sali Berisha është në pushtet me ushtarët e tij dhe me bajonetat e Stalinit, si Enver Hoxha?
Po pse, një përfaqësues i pafuqishëm i terrorizmit antiamerikan do të shtypë shqiptarët me 10 hajdutë?
Po pse, qeveria shqiptare do të rrijë t’i lutet lëngjeve të Alkaedës në Shqipëri, kur 95 e shqiptarëve janë haptas me Shtetet e Bashkuara të Amerikës?
Po pse, populli shqiptar nuk mund t’i fshijë dot si një llavë mbeturinat antiperëndimore të Shqipërisë për tre ditë?
Po pse, shqiptarët do t’i durojnë pafundësisht hajdutët e tyre?
Kjo është tabloja e pyetjeve e cila të jep garancinë që marrëzia Berisha kundër “formulës Nuland” dhe abuzimi i tij si klan është i humbur. Historia e partnershipit amerikano – shqiptar do të fillojë në Shqipëri të festojë fitoren kundër mbeturinave osmane, që duan të instalojnë terrorizmin në Tiranë.
Nuk duhet të ketë asnjë lëshim nga politika amerikane. Shqiptarët presin që ajo t’i vendosë botërisht emrin që ka Sali Berishës.
Iku koha kur Enver Hoxha dëbonte pa pyetur popullin UNRA-n nga Shqipëria. Nëse Saliu nuk e di se si do organizohen shqiptarët dhe qeveria shqiptare kundër tij, le të pyesë ata që kuptojnë më shumë se ai.
Reforma shqiptare në Drejtësi ka marrë bekimin e Presidentit të Amerikës. Ky është fat për shqiptarët, dhe ajo që duhet ta mendojë mirë si rrezik individual gjithkush që ndihet i kapur nga Saliu dhe i kundërvihet fatit perëndimor të Shqipërisë. Kundërpërgjigjja amerikane për refuzimin e “formulës Nuland” nga PD, do jetë më e ashpër se bombardimi i Beogradit pas refuzimit të formulës së Rambujesë.
Sali, je si Milosheviçi në Rambuje. Kujdes, se kjo është politikë amerikane.

Please follow and like us: