Albspirit

Media/News/Publishing

6 aksidente në Tiranë brenda pak orësh

Pamje nga aksidenti në rrugën Hoxha Tahsim (foto a.z)

Të paktën 6 aksidente kanë ndodhur në Tiranë brenda pak orësh duke shkaktuar dëmtimin e mbi 10 makinave, plagosjen e 6 personave, ku 2 prej tyre janë në gjendje të rëndë për jetën.

Një grua dhe një burrë në moshë u goditën nga femër me makinën e saj në mesditë. Të dy u dërguan në gjendje të rëndë në spital. Ndërsa një tjetër i moshuar u plagos po nga një femër tek ish-uzina Dinamo.

Ne autostradë një makinë u përmbys duke plagosur dy persona ndërsa u përplas me një tjetër.

Tek rruga Mine Peza, një veturë përplasi në mesnatë 6 makina të tjera.

Një tjetër aksident lëndoi dy punonjës të bashkisë pas mesnate në rrugën Hoxha Tahsim, aksident që nuk është raportuar nga policia.

Please follow and like us: