Albspirit

Media/News/Publishing

Skandali me OSHE/ Faturon qytetaren sikur te ishte ndermarrje!

 

Kjo zonjë nuk zotëron asnjë objekt sipermarres, por OSHE e ka faturuar atë sikur të kishte një të tillë. Atika Lagji nga Rradhima ka denoncuar atë që ajo e quan vjedhje nga OSHE duke e çuar çështjen në gjykatë, ku ka fituar të drejtën për tu dëmshpërblyer nga OSHEE në shumën e bllokuar prej 360 mijë lekë të reja.

Pavarësisht vendimit të dhënë nga gjykata e shkallës së parë, prej dhjetorit 2015, sërish OSHEE nuk ka bërë likujdimin e shumës. Veç kësaj OSHE i mban të bllokuara edhe llogaritë e saj në bankë. Bëhet fjalë për një objekt të dhënë vite më parë me qera nga Lagji, teksa të gjitha detyrimet janë paguar nga zotëruesit e objektit në atë kohë. Por OSHEE ka vijuar faturimin dhe kur objekti nuk kryente asnjë funksion.

Please follow and like us: