Albspirit

Media/News/Publishing

Akuza nga deputeti i vjetër turk: Grushti i shtetit u orkestrua nga Erdogan

A ishte grushti i shtetit një regji e luajtur nga Erdogan? Akuza vjen nga njëri prej parlamentarëve më të vjetër të Ankarasë, ish-sekretari i partisë republikane dhe personazh shumë i njohur në politikën turke.

Deniz Baykal, ka deklaruar duke ngritur një sërë pyetjesh se si është e mundur që një puc i mirëorganizuar të mund të dështonte në aq pak orë si asgjë të mos ishte? Ose më mirë, sikur të ishte fiks një blof?

Përmes një postimi në Twitter ai ka lëshuar një akuzë shumë të rëndë ndaj presidentit Erdogan, përcjell Panorama.

Ai e akuzon të parin e shtetit turk se ishte ai regjisori i asaj që ndodhi mbrëmë, me qëllim që të realizonte reformën kushtetuese për të rritur kompetencën e tij dhe për të pasur fuqi ekzekutive.

Sipas tij, tentativa për grusht shteti ishte pikërisht mjeti me të cilin presidenti do të zgjerojë kompetencat e tij.

Please follow and like us: