Albspirit

Media/News/Publishing

Krasniqi, kampion Interkontinental në WBO e WBA

Krasniqi, kampion Interkontinental në WBO e WBA

Suksesi i jashtëzakonshëm! Boksieri Robin Haxhi Krasniqi ka arritur të fitojë titullin Interkontinental të versionit WBO dhe WBA në peshën Super të Mesme duke mundur me pikë Jurgen Doberstein përpara publikut të tij në Saarbruecken.

Robin Haxhi Krasniqi u ngjit në ring me këngën Kuq e Zi Je Ti duke bërë të qartë përkatësinë e tij shqiptarë ndaj kundërshtarit të tij Dobersterin, që një ditë më parë dhe e kishte provokuar gjatë peshimit.

Krasniqi, në ndeshjen e tij të parë në këtë peshë, mori fitoren e 46-të në karrierë duke e mundur në të gjitha aspektet rivalin e tij, që madje i rezistoi një rrebeshi grushtesh në raundin e 11-të, por pa mundur të evitojë dot humbjen pasi Krasniqi u pa dukshëm superior duke fituar dhe dy gjerdanë të artë nga kjo përballje, pas vendimit të gjyqtarëve që e shpallën fitues Krasniqin me pikë.

Please follow and like us: