Albspirit

Media/News/Publishing

Edi Rama i përgjigjet pas 6 orësh Ilir Metës

 

 

 

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratës së Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta për reformën në drejtësi. Meta propozoi një takim mes tij Ramës, Bashës dhe dy ambasadorëve Lu dhe Vlahutin ditën e hënë derisa të gjendet një zgjidhje. Pas 6 orësh nga kjo deklaratë kryeministri Rama reagoi në rrjetet sociale. “I gatshëm të ulem në çdo moment në tryezën e propozuar nga I.Meta! Çdo diskutim sy më sy për Reformën në Drejtesi deri në 21 korrik ia vlen”, shkruan Rama pa përmendur asgjë nga propozimi tjetër për zgjedhje të parakohshme që foli Meta pas miratimit të reformës.

Please follow and like us: