Albspirit

Media/News/Publishing

Katy Perry publikon këngën për Lojërat Olimpike “Rise”

Këngëtarja e famshme amerikane Katy Perry ka publikuar këngën e re “Rise”, pas tre vitesh heshtje muzikore.

 

Katy Perry publikon këngën për Lojërat Olimpike“Rise”

Kënga është shkruar dhe regjistruar në prag të Olimpiadës verore të Rio de Janiero që do të nisë në 5 gusht. Kënga do të përdoret nga rrjeti televiziv NBC si himn gjatë zhvillimit të lojërave. Në Twitter ylli i muzikës shprehet se “e di që së bashku mund të rilindim nga frika, në vendin tonë dhe në të gjithë botën”.

Në rrjetet sociale Katy Perry ka nënvizuar se kënga është krijuar “për të na frymëzuar për t’u shëruar, të bashkohemi dhe të reagojmë së bashku”.

“Kjo këngë që ka qenë përbrenda meje prej vitesh më në fund doli. U frymëzova ta përfundojë këngën tani, më shumë se për albumin tim të ardhshëm, sepse sot më shumë se asnjëherë është nevoja që bota të bashkohet”, thekson këngëtarja.

Që prej vitit 2013 , nga albumi “Prisme”, që këngëtarja amerikane nuk publikonte këngë të reja.

Please follow and like us: