Albspirit

Media/News/Publishing

Turqi – Ish-komandanti i Forcave Ajrore pranon përfshirjen në komplotin për grusht shteti

Një ish-komandant i Forcave Ajrore turke ka pranuar planifikimin e grushtit ushtarak të shtetit të mbetur në tentativë. Lajmi është raportuar nga agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu. Thuhet se Gen Akin Ozturk u ka thënë hetuesve gjatë marrjes në pyetje se ai “kishte vepruar me qëllim të organizonte një grush shteti”. Fotografitë e publikuara nga Anadolu tregojnë disa lëndime në kokë dhe në trup të ish-komandantit. Gjenerali më parë e kishte mohuar çdo përfshirje në përpjekjen për grusht shteti, dhe insistoi se kishte punuar për ta ndaluar atë.

Please follow and like us: