Albspirit

Media/News/Publishing

Lekistët/ Gylenistë, soristë, sondazhistë, konspiracionistët… e njëjta listë! 

 

Një portal ka publikuar një listë me personazhe politike dhe mediatike që Ankaraja zyrtare pretendohet t’i ketë nisur Ministrisë së Brendshme në Tiranë. Emrat në këtë listë supozohet të jetë e sponsorizuar nga ajo që Turqia e konsideron si lëvizje terroriste, ata që në Tiranë etiketohen si “gylenistë”. Madje ky portal pretendon se do të publikojë edhe listë pagesat e tyre. Nuk do i futemi debatit se çfarë përfaqësojnë “gylenistët” e Tiranës në rast se ekzistojnë, as se çfarë përfaqëson vetë Gyleni, por ajo që të tërheq vëmendjen nga kjo listë është fakti se të njëjtët janë edhe “soristë”, “sondazhistë”, patronazhistë, konspiracionistë, OJQ-istë që shpërndajnë certifikata të ambasadorëve të paqes, madje edhe “LGBT-istë” kur është puna për të marrë pjesë në aktivitete me donacione. Janë ata që në Tiranë quhen “Shoqëria civile”, që para viteve ’90 regjimi u thoshte “vegla” e që shqiptarët dihet se çfarë nënkuptojnë me “vegla”. Janë përgjithësisht të njëjtit. “Gyleniste”, “Soriste”, “LGBT-istë”, së fundmi edhe “sondazhistë”, shumë socialistë e pak PD-istë. Janë kudo ku ka donacione. Mos i shikoni si terroristë por as si reformatorë. Janë thjeshtë lekistë, si shumica e njerëzve. Prandaj mos i sulmoni e urreni, por as mos i merrni seriozisht kur protestojnë me ambasadorë para për Reformën në Drejtësi.

Please follow and like us: