Arrestohet besimtari mysliman nga Shqipëria, qëlloi me pistoletë në një park

Shqiptari 28 vjeçar me inicialet L.F rezident me qytetin e Ravenës në Itali e me profesionin murator është arrestuar nga Policia italiane e këtij qyteti pasi ka qëlluar në ajër me pistoletë të tipit  Smith&Wesson në një park publik të qytetit.

Kanë qënë qytetarët që kanë lajmëruar forcat e rendit per gjithcka që po ndodhte në park.
Ne momentin e arrestimit në pistoletën e shqiptarit gjëndeshin edhe 4 plumba të tjerë.

Ende nuk dihen arsyet e këtij gjesti e 28 vjecari shqiptar nuk ka ditur të jap shpjegime.
Kontrolli i Policisë italiane në banesën e muratorit shqiptar ka vërtetuar se ai është një besimtar i fese myslimane e frekuentues i një qëndre islamike në Ravena. Në muret e dhomës së tij u gjetën mjaft mbishkrime të Kuranit në gjuhën shqipe.

Autoritetet italiane po hetojnë mbi faktin se gjesti i shqiptarit e armëmbajtja pa leje e pistoletës ka të bëj me një shqetësim psikologjik të tij apo me besimin e tij fetar.