Albspirit

Media/News/Publishing

Jorida Tabaku: Reforma është shumë larg ideales

Kuvendi miratoi me konsensus të plotë draftin e ndryshimeve kushtetuese, ndërsa pritet që javën e ardhshme të miratohet edhe ligjet që do të bëjnë të mundur implementimin e saj. Deputetja demokrate Jorida Tabaku cilëson si sfidë të vërtetë të kësaj reforme, zbatimin e saj. E pyetur nga mediat mbi atë se çfarë pritet të ndodhë tani që reforma u miratua, Tabaku u shpreh se shpreson të kemi një drejtësi më të drejtë dhe më në fund të hapen negociatat mes Shqipërisë dhe BE. “Sfida e vërtetë e kësaj reforme është zbatimi. Unë shpresoj të kemi një drejtësi më të drejtë e të kemi më në fund hapjen e negociatave. Sigurisht që negocitat nuk janë qëllim në vetvete, por gjithmonë kam gjykuar se procesi i integrimit ka vlerë dhe për faktin se procesi i përafrimit ligjor na ndihmon pak nga pak me hapa të vogla për të ndryshuar dhe në mendësi”, theksoi TabakuPërsa i takon efekteve të reformës, deputetja demokrate thekson se shpresonte shumë që efektet të jenë të menjëhershme, megjithëse efektet reale do të shihen me zbatimin e plotë! “Jam e sigurtë që është shumë larg ideales, por është sigurisht një nga gurët më të rëndësishëm të themelit në shtetbërjen e Shqipërisë. Dua të shoh më shumë drejtësi për pronarin, për biznesin e vogël, për të pafuqishmin, për kryefamiljarin e ndershëm e për më të dobëtin!”, shprehet Tabaku.

Please follow and like us: