Albspirit

Media/News/Publishing

Ndalohet ndërtimi i kompleksit tek diga e Liqenit

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=7Ev1dNPCiOo?feature=oembed]22/07/2016

Gjykata e Lartë ka pezulluar vendimin e Gjykatës së Apelit Administrativ, e cila vendosi që t’i japë të drejtë firmës “GENER 2” për të vazhduar punimet për ndërtimin e një kompleksi pallatesh poshtë digës së Liqenit Artificial, në Tiranë.

Deri në përfundim të procesit gjyqësorë në këtë kantier ndërtimi nuk do të kryhet asnjë punim. Ankimin në Gjykatën e Lartë e ka bërë Inspekoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, menjëherë pasi apeli vendosi t’i hapë dritën jeshile ndërtimit të kompleksit, me një vendim të datës 1 korrik.

Sipas këtij vendimi kompania duhet të ndërtonte dhe të dëmshpërblehej për dëmin e shkaktuar nga pezullimi i punimeve gjatë një periudhe gati 1-vjeçare.

IKMT-ja dhe Bashkia e Tiranës e kundërshtojnë këtë ndërtim, duke thëne se ai cënon sigurinë e digës, pasi është e paligjshme të ndërtohet nën të.

IKMT rendit 14 shkelje ligjore të Bashkisë së Tiranës, që sipas tij e bëjnë nul lejen e ndërtimit dhënë në kohën kur bashkia e kryeqytetit drejtohej nga Lulzim Basha.

Përveç IKMT kjo leje kundërshtohet fort nga kryetari i aktual i Bashkisë, Erjon Veliaj, i cili ka premtuar se nuk do ta lejojë për asnjë arsye këtë ndërtim.

Please follow and like us: