Albspirit

Media/News/Publishing

“Kaubojsi” nis xhirimet, së shpejti edhe aktor filmi

Deputeti Eduart Ndocaj i njohur ndryshe edhe si “Kaubojsi” ka nisur xhirimet për një film, ku madje ai do të jetë edhe aktori kryesor.

Lajmin e njofton vetë deputeti përmes faqes së tij në Facebook.

Xhirimet kanë nisur në zyrën e tij në Shëngjin.

Ndocaj mori vëmendjen e medias për shkak të pamjes së tij të jashtme dhe deklaratave kundër kryeministrit Rama.

Ai mori mandatin e deputetit pas dorëheqjes së Arbën Ndokës.

Please follow and like us: