Albspirit

Media/News/Publishing

Lajmi i fundit: FBI zbarkon në Tiranë javën e ardhshme, nis puna për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit

Zbatimi i Reformës për Drejtësi do të duhet të nisë në fuqi pas firmosjes së ndryshimeve kushtetuese nga Presidenti Bujar Nishani. Por konkretizimi i saj do të nisë nga muaji shtator, kur do të fillojë zgjedhja e organeve të reja të gjyqësorit. Gjykatat aktuale do të qëndrojnë deri sa ndërtohen institucionet e reja të drejtësisë. Kjo është një punë që pret që të zgjasë deri në vitin e ardhshëm ndoshta edhe më shumë. Por të parat institucione që do të nisin punën janë: Byroja Kombëtare e Hetimit apo siç emërtohet Njësia Speciale Anti-korrupsion, si dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Javën e ardhshme mbërrijnë në Tiranë një ekip i Byrosë Federale të Hetimit të SHBA-së dhe një grup juristësh ndërkombëtar që do të merren me mbledhjen e dosjeve të plota për procesin e vettingut. Në fakt Byroja Kombëtare e Hetimit ka nisur prej kohësh që të mbledh CV për punonjësit e rinj dhe procesi pritet të jetë gati në shtator, ku dhe do të kryhen hetimet e para. I gjithë buxheti i Byrosë së Hetimit do të ofrohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht Departamenti i Shtetit. Godina e Byrosë së Hetimit do të jetë në një objekt të ushtrisë shqiptare në periferi të kryeqytetit. Qeveria e ka thuajse gati dhe tani po futen në brendësi të saj pajisje nga më modernet që do të përdoren për hetimin e zyrtarëve të korruptuar. Ndërkaq, siç mësohet në radhët e Byrosë Kombëtare të Hetimit BKH nuk do të jetë asnjë person që ka punuar në organet policore gjatë diktaturës komuniste, që nuk ka qenë asnjë herë agjent apo resident i shërbimit secret shqiptar por edhe të ndonjë shërbimi fqinj, duhet të ketë moshë nga 30-45 vjeç. Pjesa më e madhe e agjentëve të BKH-së do të jenë specialist IT dhe financierë, të cilët do të trajnohen në përdorimin e armëve të zjarit si dhe për metoda policimi. Në fakt, një pjesë e kandidatëve që pritet të pranohen në këtë institucion tashmë kanë filluar trajnimin në Akademinë e Policisë në Sauk, në të cilën po shkollohen nga një ekip i specializuar amerikan.

Please follow and like us: