Albspirit

Media/News/Publishing

Makina përmbyset në aksin Elbasan – Librazhd, plagosen tre persona

 

Tre persona, babë e bir, dhe një shok i djalit, janë plagosur në një aksident të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan – Librazhd në afërsi të Urës së Murrashit.
Nga informacionet  paraprake, mësohet se autovetura “Peugeot” 206 ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përmbysur në mes të rrugës.
Makina drejtohej nga 23 vjeçari M. H., banues në fshatin Kotodesh të Prenjasit ndërsa janë plagosur i ati dhe shoku i tij 24 vjeçar.  Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë përgjumja e drejtuesit të mjetit.
Please follow and like us: