Albspirit

Media/News/Publishing

DEBATI/ Fatmir Xhafaj përplaset me Vasilika Hysin për Prokurorin e Përgjithshëm

 

Komisioni reformës në drejtësi është mbledhur sot për herë të parë pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese me konsensus. Megjithëse ligjvënësit kanë shtyrë për në muajin shtator shqyrtimin e 7 projektligjeve që mundësojnë zbatimin e Reformës në Drejtësi, ky komision është mbledhur, në vijim të “thirrjes” provokuese të kryeministrit për një seancë “shtesë” parlamentare, të enjten.
Opozita nuk ka qenë e pranishme në mbledhjen e sotme, gjatë shqyrtimit të nismave, por megjithatë, deputetët e PS-së janë përfshirë midis tyre në debate për emërimin e Prokurorit të ri të Përgjithshëm.
Ka qenë deputetja e PS-së, Vasilika Hysi, e cila gjatë shqyrtimit të projektligjit “Për funksionimin e Prokurorisë së Përgjithshme”, ka ngritur si shqetësim faktin se për kandidatin për kryeprokuror nuk mund të bëhet verifikimi nëse ka qenë apo është bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit apo i agjenturave të ndryshme.
Kryetari i Komisionit Fatmir Xhafaj ka ironizuar me Vasilika Hysin, duke thënë se dosjet mund të mos hapen asnjëherë.
Debatet

Vasilika Hysi: Ju keni parashikuar, me shumë të drejtë, që Prokurori i Përgjithshëm nuk duhet të ketë qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Në ligjin ‘Për qeverisjen e pushtetit gjyqësor’ ju keni vënë afate qoftë për Prokurorin e Përgjithshëm, qoftë edhe për anëtarët e tjerë, për të cilët verifikimi duhet bërë brenda shtatë ditëve. Në momentin kur ne nuk i kemi hapur ende dosjet, si mund të arrihet verifikimi nëse personi ka qenë punonjës i organeve të ish-Sigurimit të Shtetit, bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit ose i favorizuar prej tij?

Fatmir Xhafaj: Kur të hapen dosjet, do të bëjmë Prokuror të Përgjithshëm në Shqipëri! Ja nuk hapen asnjëherë dosjet, si do të bëjmë? Do t’u drejtohen autoriteteve që kanë sot akses mbi to dhe do të kthejnë përgjigje. Në qoftë se ato kthejnë përgjigje: ‘Është në rregull’. Më kupton? Se nuk do të presim ne sa të bëhet autoriteti. Kur të bëhet… se nuk bëhet dot, zonja Hysi.

Please follow and like us: