“Politico” shkruan për foton e Ramës me Obamën: Si bashkëpunoi biznesmeni grek me Bilal Shehun

Mediat e huaja kanë raportuar sërish sot për çështjen e fotos së Edi Ramës me presidentin amerikan në vitin 2012.

Pas raportimit të Bloomberg së fundi edhe revista e njohur “Politico” shkruan se një burrë nga Tampa e Floridas pranoi se kishte ndihmuar në fshehjen e një donacioni gjatë fushatës elektorale të presidentit Obama të vitit 2012 për të marrë brenda eventit për mbledhje fondesh Edi Ramën, aktualisht kryeministër i Shqipërisë. Tashmë në skenë del biznesmeni greko-amerikan William Argeros, i cili ka bashkëpunuar me Bilal Shehun

“Ai u deklarua fajtor pasi kishte hedhur në fushatën e presidentit Obama 80 mijë dollarë nga një burim i huaj”, njoftoi Prokurori amerikan Paul J. Fishman dhe Ndihmës prokurori i përgjithshëm Leslie R. Caldwell nga Divizioni Penal i Departamentit të Drejtësisë. William Argeros, 57 vjeç, u deklarua fajtor para gjyqtarit të Distriktit Neëark, Madeline Cox Arleo, në lidhje me akuzën se ai kishte futur donacione të huaja, mbi 25 mijë dollarë për një vit kalendarik, në fushatën presidenciale me vetëdije dhe në mënyrë të qëllimshme.   Argeros u deklarua fajtor gjithashtu për dhënie të deklaratave të rreme me vetëdije përpara një jurie federale në lidhje me rolin e tij në lehtësimin dhe fshehjen e kontributit të huaj. Argeros ka pranuar se në shtator 2012, ai e ka lehtësuar transferimin 80.000 dollarëve nga një burim i huaj për Bilal Shehun, një qytetar amerikan që jeton në Neë Jersey, i cili, nga ana tjetër, ia dha këtë shumë komitetit të mbledhjes së fondeve , përfshirë komitetin e fushatës të presidentit , në një përpjekje për të fshehur origjinën e vërtetë të parave, me qëllim që shtetasi i huaj të merrte pjesë në fushatën elektorale të Obamës më 8 tetor 2018 në San Francisko, shkruhet në artikullin e “Politico”.

Më tej revista e njohur shkruan se prokurorët shqiptarë thuhet se po hetojnë  Ramën për donacione të paligjshme në SHBA, por asnjë akuzë kundër tij nuk është ngritur në Shqipëri apo  SHBA.

Me poshte shkrimi i plote http://www.politico.eu/article/albanian-prime-minister-edi-rama-date-wit…