Albspirit

Media/News/Publishing

Adrola Dushi i thotë “lamtumirë” Shqipërisë!

Ish-Miss Universe Albania, Adrola Dushi duket se po i thotë “lamtumirë” Shqipërisë, duke u larguar përgjithnjë në SHBA. Në një intervistë për revistën who.com (ku ka realizuar edhe një set fantastik fotosh) ajo thotë se, “zgjodha të shkoj në Amerikë, në vendin ku Troi ka lindur, duke menduar për të ardhmen e tij dhe duke qenë se kam disa propozime për punë, dua ta provoj të ushtroj profesionin e modeles. Mendoj se Shqipëria m’i dha të gjitha çfarë mund të marrë një modele”, thotë bukuroshja Dushi. Asnjë shenjë shtatzanie, as mëmësie nuk ka lënë gjurmë në trupin e Adrolës. As vitet që ikin nuk ndjehen tek ajo (në fakt është ende 22 vjeç). Por edhe sot, duket njëjtë me atë vajzën çapkëne nga Rrësheni që erdhi me drojë për t’u paraqitur në “Miss Universe”. Qe aty, që i ra në sy Fadil Berishës. U bë e zgjedhura ekskluzive e tij, në mesin e shumë vajzave, pa qenë pjesë e ndonjë klani as grupimi që t’i dhuronte fitoren. Jeta e saj ndryshoi në pak kohë – vajza nga qyteza veriore studente në Tiranë, vuri në kokë kurorën e më të bukurës shqiptare, u bë nënë dhe është tashmë pjesë e pasarelave më të mëdha të modës.

Please follow and like us: