Albspirit

Media/News/Publishing

Flirti i Erdoganit me Putinin provokon NATO-n

Që pas grushtit të shtetit, në Turqi nuk ka më asnjë siguri: Erdogan po arreston dhe vë poshtë të gjithë kundërshtarët. Sipas Spiegel, diplomatët perëndimorë thonë: “Ajo që dikur ishte e paimagjinueshme, sot është realitet”. Mbi të gjitha ata janë të shqetësuar nga politika e jashtme e Turqisë. Pas një periudhe të akullt, Turqia është afruar shumë me Rusinë. Presidenti Erdogan ka bërë të ditur të martën se do të vizitojë shumë shpejt presidentin rus, Vladimir Putin në Shën Petersburg. Reagimet e Erdogan pas grushtit të shtetit, sidomos qëndrimi i tij për çështjen e dënimeve më vdekje, kanë alarmuar Bashkimin Europian. Sipas Spiegel, Erdogan kërkon të tregojë me afrimin tek Rusia se mund të ketë një partner të rëndësishëm ndërkombëtar. Jo vetëm kaq, por kjo ndikon edhe në ekonominë turke. Çarterat e parë me pushues rus janë drejtuar për në Antalia pas një periudhe qetësie. Më të frikësuar nga afrimi i Erdogan me Putin mbeten drejtuesit e NATO-s. Turqia mbetet një vend me rëndësi të madhe strategjike për NATO-n. SHBA druhet se do të humbasë bazën e saj ajrore në Inçirlik, që shërben për fushatën e sulmeve ndaj Shtetit Islamik. Nga selia e NATO-s nuk kanë adresuar kritika ndaj Erdogan, duke u mjaftuar me mesazhe solidariteti ndaj qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike. Së brendshmi thuhet se vendet e NATO-s nuk do reagojnë për spastrimet e Erdogan në ushtri. Duket se edhe këtu, Erdogan ka fjalën e fundit.

Please follow and like us: