Albspirit

Media/News/Publishing

Google mund të ndalohet në Rusi për shkak të Krimesë

 

Kompania gjigante amerikane e teknologjisë është akuzuar nga Moska pse në hartat e saj të Krimesë përdor drejtshkrim ukrainas e jo atë rus.

Akuza është bërë në lidhje me hartën e gadishullit ukrainas që Rusia e aneksojë në vitin 2014. Harta e Google përdor emertimet ukrainase të 900 vendeve në Krime duke respektuar një ligj të ri të miratuar në Ukrainë vitin e kaluar. Ministri rus i komunikimit, Nikolai Nikiforov i ka thënë një mediumi rus që ai shpreson se “gabimi do të përmirësohet”. “Nëse Google i kushton kaq pak rëndësi ligjit rus dhe emrave të lokaliteteve ruse atëherë nuk do të jetë në gjendje të bëj biznes në territorin rus”, ka paralajmëruar Nikiforov. Zëdhënësi rus i Google ka thënë se kompania është duke punuar që në versionin rus të hartës të përfshihen lokalitetet e emërtuara nga Moska.

Please follow and like us: