Albspirit

Media/News/Publishing

Presidenti i SHBA, ja për kë votojnë shqiptarët

 

Kryeministri Edi Rama bëri një deklaratë të fortë më 13 prill në studion e “CNN”-it, kur pranoi haptazi përballë Riçard Kuestit: “Tramp është një kërcënim i madh, në radhë të parë për SHBA-në dhe pastaj edhe për vendet e tjera”.
E ndërsa kryeministri shqiptar e deklaroi hapur mbështetjen e tij për kandidaten demokrate për “Shtëpinë e Bardhë”, Hilari Klinton, homologu i tij kosovar, Isa Mustafa, gjatë vizitës së tij në SHBA informoi publikun vetëm për pjesëmarrjen në Forumin Ndërkombëtar të Liderëve, duke u përpjekur të mos e shprehë haptazi mbështetjen e tij për shefin e ri të “Zyrës Ovale” dhe ruajtur gjuhën diplomatike: “Në Filadelfia të SHBA-së, po marr pjesë në Takimin Ndërkombëtar të Liderëve, të ftuar nga NDI. Një rast i jashtëzakonshëm për të takuar njerëzit që përkrahën Kosovën në ditët më të vështira; për të këmbyer opinionet për shumë fusha aktuale. SHBA, vend i demokracisë në vepër!”

Ndërsa Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, edhe pse postoi një fotografi të familjes Klinton, u tregua i kujdesshëm në shkrim duke vlerësuar miqësinë me Amerikën dhe ritheksuar që Kosova do të jetë krenare për miqësinë me SHBA, shkruan gazeta “Express”. Ai gjithashtu vuri në dukje rëndësinë e kandidates Hilari Klinton për arsyen që është kandidatja e parë femër në historinë e Amerikës por nuk deklaroi së mbështet kandidaten për presidente të bashkëshortes së Bill Klintonit.

“Megjithëse është hera e parë që politikanët tanë janë më aktivë në zgjedhjet amerikane, kjo mund të vijë për faktin se Klinton është një emër i njohur për Shqipërinë dhe Kosovën. Bashkëshorti i Hilari Klintonit është një nga aktorët kryesorë që luftoi për pavarësinë e Kosovës. Por duhet ta pranojmë që për pavarësinë e Kosovës ishte pro edhe Partia Republikane e SHBA”, analizon “Express”.

Please follow and like us: